TIRANË- Rezarta Ibrahimi nuk do të nisë ende vuajtjen e dënimit me burgim pavarësisht se është dënuar me 6 vite e 8 muaj për mashtrim përmes call centerave. Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e saj për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit me gjashtë muaj, duke marrë në konsideratë pasojat që burgosja e menjëhershme do të kishte për tre fëmijët e saj të mitur.
Vendimi është marrë më 13 nëntor nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Paulin Çera. Sipas përcaktimit të gjykatës shtyrja do të jetë në fuqi deri më 13 maj 2027.
Në kërkesën e depozituar më 10 nëntor, Ibrahimi ka argumentuar se largimi i saj i menjëhershëm nga familja do të sillte pasoja të rënda për tre fëmijët e mitur. GJKKO e ka pranuar këtë argument dhe ka vendosur t'i japë një afat gjashtëmujor përpara ekzekutimit të dënimit.
Rezarta Ibrahimi u dënua në vitin 2025 me 6 vite e 8 muaj burg, për përfshirjen në një skemë mashtrimi me call center, që kishte si objektiv qytetarët europianë dhe që vepronte në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal./ZËRI