Politikë

Të miturit në protestat e dhunshme, Gogu: Edhe fëmijët që gabojnë, nuk do i lëmë vetëm

Ministri i Drejtësisë Toni Gogu ka propozuar katër masa për forcimin e garancive ligjore dhe mbrojtjen e tyre gjatë kontakteve me organet ligjzbatuese.

M.K.
Të miturit në protestat e dhunshme, Gogu: Edhe fëmijët
TONI GOGU

TIRANË- Përfshirja e të miturve në protestat e dhunshme të javëve të fundit ka rikthyer vëmendjen te mënyra se si institucionet duhet të veprojnë kur fëmijët shoqërohen nga policia apo merren në pyetje. Ministri i Drejtësisë Toni Gogu ka propozuar katër masa për forcimin e garancive ligjore dhe mbrojtjen e tyre gjatë kontakteve me organet ligjzbatuese.

Propozimet janë:

-një formular të drejtash, në gjuhë të kuptueshme për fëmijët, që u jepet përpara marrjes në pyetje;
-avokat pa vonesë për të miturin që merret në pyetje, sipas garancive që parashikon ligji;
-njoftim të hershëm të punonjësit të mbrojtjes së fëmijës;
-të dhëna të përbashkëta ndërinstitucionale për mënyrën se si zbatohen këto garanci.


Ministri i lidhi këto masa me zhvillimet e fundit duke theksuar se e drejta për protestë dhe përgjegjësia për dhunën duhet të trajtohen veçmas, ndërsa fëmijët duhet të kenë mbrojtje të posaçme.

“Protesta paqësore mbrohet. Dhuna ka përgjegjësi. Në këtë përgjigje, Ministria e Drejtësisë mban një pjesë të veçantë: fëmijën”, deklaroi Gogu.

Ai bëri të ditur gjithashtu se Strategjia Ndërsektoriale e Drejtësisë për të Miturit 2027–2030, e hartuar me asistencën e UNICEF-it, është në konsultim publik deri më 22 nëntor. Ndërkohë Ministria po punon për transformimin e institutit për të miturit me fokus arsimin, rehabilitimin dhe rikthimin e tyre në familje.

“Drejtësia duhet të arrijë te fëmija, edhe kur familja e tij nuk ka avokat, nuk ka lidhje, apo nuk di ku të trokasë”, u shpreh ministri.

“Fëmija që ka gabuar duhet të dalë nga takimi me drejtësinë me shkollë, me profesion dhe me familjen pranë, jo me një dosje më shumë”, përfundoi Gogu./ZËRI

MOS HUMB