BOLONJË- Një studente 18 vjeçare është gjetur e pajetë në apartamentin ku jetonte në Bolonja të Italisë. Elisa Turrini nga Riva del Garda, ishte zhvendosur prej pak kohësh në qytet për të studiuar Farmaci në Universitetin Alma Mater Studiorum.
E reja u gjet pa shenja jete gjatë natës mes 23 dhe 24 nëntorit nga bashkëjetuesja e saj. Sipas të dhënave paraprake, mbrëmjen para vdekjes ajo ishte ankuar te disa shoqe për dhimbje të forta barku dhe kishte vendosur të flinte më herët.
Dyshimet e para janë për një problem të papritur shëndetësor gjatë gjumit, por shkaku i vdekjes ende nuk është përcaktuar. Prokuroria ka urdhëruar autopsinë, e cila pritet të kryhet deri më 26 nëntor.
Vdekja e 18vjeçares ka tronditur edhe vendlindjen e saj. Në nderim të kujtimit të Elisës gjimnazi ku ajo kishte studiuar organizoi një minutë heshtje./ZËRI