Bota

Ish-vjehrra dyshohet se ishte dëshmitare e vrasjes së Arlinda Zekajt, zbardhen detaje tronditëse nga hetimet

Sipas hetimeve ish-vjehrra e viktimës, Nurije Sylaj dyshohet se e fotografonte dhe filmonte vazhdimisht Arlindën duke dokumentuar lëvizjet e saj.

M.K.
Ish-vjehrra dyshohet se ishte dëshmitare e vrasjes së Arlinda Zekajt,
arlinda zekaj

KOSOVË- Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet për vrasjen e 49 vjeçares Arlinda Zekaj, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës. Mediat në Kosovë raportojnë se dokumentet e Prokurorisë hedhin dyshime për përfshirjen e disa familjarëve të ish-bashkëshortit të saj para dhe pas krimit.

Sipas hetimeve ish-vjehrra e viktimës, Nurije Sylaj dyshohet se e fotografonte dhe filmonte vazhdimisht Arlindën duke dokumentuar lëvizjet e saj. Në telefonin e saj është gjetur edhe një video e 23 tetorit, e cila dyshohet se i ishte dërguar nga ish-kunati i viktimës Driton Sylaj.

Prokuroria dyshon gjithashtu se Nurije Sylaj ishte e pranishme kur djali i saj Albert Sylaj sulmoi për vdekje Arlindën me sëpatë, por nuk ndërhyri për ta ndaluar. Ajo dyshohet edhe për dhënie të një dëshmie që nuk përputhet me pamjet e kamerave të sigurisë.

Ndërkohë, Driton Sylaj dyshohet për ndihmë në përgatitjen e vrasjes, ndërsa Metë Pepaj dhe Gëzim Bobi për ndihmën që i kanë dhënë autorit të dyshuar për t'u larguar pas krimit.

Prokuroria ka kërkuar paraburgimin për katër të dyshuarit, ndërsa hetimet janë zgjeruar edhe ndaj ish-bashkëshortit të viktimës, Jeton Sylaj për dyshime mbi shtytjen në vrasje. Në dosje përmenden edhe kërcënime ndaj dëshmitarëve, të cilat dyshohet se synonin të ndikonin në ecurinë e hetimeve.

Rasti ka nxitur reagime të shumta në Kosovë, veçanërisht për shkak të pretendimeve se viktima kishte kërkuar më herët mbrojtje nga institucionet./ZËRI

MOS HUMB