Tensionohet protesta, gurë drejt Kryesisë së Kuvendit! Ndërhyn policia
TIRANË- Situata gjatë protestës është tensionuar, pasi disa prej protestuesve kanë qëlluar me gurë në drejtim të godinës së Kryesisë së Kuvendit.
Pas incidentit, në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë, të cilat kanë shoqëruar disa prej protestuesve.
Ngjarja shënon një përshkallëzim të situatës gjatë tubimit, ndërsa ndërhyrja e policisë pasoi hedhjen e gurëve drejt godinës./ZËRI
Pas marshimit në rrugët e kryeqytetit, studentët rikthehen para Kryeministrisë
TIRANË- Pas disa orësh lëvizje në rrugët e Tiranës, studentët protestues janë mbledhur sërish përpara Kryeministrisë duke vijuar tubimin kundër qeverisë.
Gjatë marshimit, të rinjtë kanë kaluar në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit ku nuk kanë munguar thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama dhe kërkesat për dorëheqjen e tij.
Në përfundim të marshimit, protesta është zhvendosur sërish në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' përpara godinës së Kryeministrisë, ku studentët kanë vijuar qëndrimin e tyre./ZËRI
Protestuesit ndalen para Komisariatit nr. 2, thirrje kundër policisë: Polici e krimit
TIRANË- Marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit ka vijuar edhe në zonën e '21 Dhjetorit' ku ata janë ndalur përpara Komisariatit nr. 2 të Policisë.
Gjatë kalimit pranë godinës së komisariatit, protestuesit kanë brohoritur në kor thirrjen 'Polici e krimit' duke drejtuar kështu mesazhin e tyre ndaj uniformave blu.
Marshimi është pjesë e protestës që po zhvillohet në Tiranë, ndërsa pjesëmarrësit kanë vijuar lëvizjen në disa prej akseve të kryeqytetit./ZËRI
Protesta bllokon Zogun e Zi, një makinë kalon mes turmës: Hapuni se është duke lindur
TIRANË- Bllokimi i rrugës në zonën e Zogut të Zi ka shkaktuar radhë të gjata automjetesh, ndërsa protestuesit kanë ndaluar qarkullimin. Megjithatë mes makinave të mbetura në trafik, një automjeti iu hap rruga për të vijuar lëvizjen pasi brenda tij ndodhej një grua shtatzënë që po transportohej për në maternitet.
Nga protesta dëgjohet një prej pjesëmarrësve që u kërkon të tjerëve të hapin rrugën duke thirrur 'Hapuni se është duke lindur'.
Automjeti u lejua të kalonte mes bllokimit, ndërsa protesta vijonte të pengonte qarkullimin në këtë aks të kryeqytetit./ZËRI
Studentët lënë pas Ministrinë e Arsimit, protesta zhvendoset në rrugët e Tiranës, marshim drejt Zogut të Zi
TIRANË- Protesta kombëtare e studentëve ka marrë një tjetër drejtim këtë të shtunë. Pas tubimit para Ministrisë së Arsimit protestuesit janë zhvendosur në rrugët e kryeqytetit duke nisur marshimin drejt zonës së Zogut të Zi.
Gjatë marshimit studentët kan vijuar me thirrjet kundër qeverisë duke ritheksuar se nuk pranojnë ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog. Ata këmbëngulin se protesta nuk do të ndalet pa plotësimin e kërkesës së tyre për dorëheqjen e kreut të qeverisë.
Pavarësisht kushteve atmosferike, protestuesit kanë vijuar marshimin, ndërsa tubimi është zhvendosur nga sheshi para Ministrisë së Arsimit drejt një tjetër zone të kryeqytetit./ZËRI
Tensionet e para në protestën e studentëve, koshat e mbeturinave përfshihen nga flakët! Policia nuk ndërhyn
TIRANË- Në protestën kombëtare të studentëve, e zhvilluar këtë të shtunë më katërmbëdhjetë nëntor është regjistruar edhe incidenti i parë. Disa prej protestuesve u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave në hapësirën përpara Ministrisë së Arsimit.
Flakët kanë shkaktuar re tymi në zonën ku po zhvillohet tubimi ndërsa situata është ndjekur edhe nga efektivët e policisë të pranishëm në terren, të cilët deri në këtë moment nuk kanë ndërhyrë.
Protesta vijon para Ministrisë së Arsimit, ndërsa djegia e koshave është shënuar si një nga momentet e para të tensionit gjatë tubimit./ZËRI