Aktualitet

'Investime për kasaforta e grirëse letrash'/ SPAK kërkon psikologë për agjentët e BKH-së: Përballen me presione e kërcënime

Kërkesa për psikolog u bë me dije gjatë diskutimeve për projektbuxhetin në Komisionin për Nismat Qytetare, ku ishte i pranishëm edhe prokurori Alfred Shehu, drejtori i buxhetit të SPAK-ut, Armand Shini. 

zh.ll
'Investime për kasaforta e grirëse letrash'/ SPAK
komisioni per nismat qytetare

TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka parashikuar në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm një fond për shërbim psikologjik për agjentës e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Kërkesa për psikolog u prezantua gjatë raportimit në Komisionin për Nismat qytetare, ku ishte i pranishëm edhe prokurori Alfred Shehu, drejtori i buxhetit të SPAK-ut, Armand Shini. 

Drejtori i buxhetit argumentoi nevojën për ndihmë psikologjikë duke theksuar se agjentët e BKH-së përballen me presione psikologjike, kërcënime dhe ngarkesë të lartë.

“Psikologia institucionale është një kërkesë e shtuar, e cila është argumentuar me ndihmën që do të japë psikologu edhe për stafin e BKH-së, pasi stafi i BKH-së përballet me presione psikologjike, me kërcënime dhe ngarkesë të lartë që karakterizojnë natyrën e veprimtarisë hetimore. Psikologu do të asistojë edhe në intervistat që do të bëjnë hetuesit, për dëshmitarët e rrezikuar, por edhe bashkëpunëtorët e drejtësisë. Do të shërbejë edhe për procesin hetimor”, u shpreh Shini.

Gjatë raportimit, u prezantuan edhe investimet e reja të parashikuara për vitin 2027, për të cilat janë planifikuar 15 milionë lekë.  Bëhet fjalë për investime që përfshijnë pajisje për zyra, kasaforta, grirëse për letrat, mobilje dhe pajisje për ambiente mbështetëse. 

"Investimet kryesore kanë të bëjnë me 15 milionë lekë për pajisje zyre, të lidhura me shtimin e personelit dhe funksionalizimin e godinës së re. Investimi përfshin mobilje zyre, pajisje për ambiente mbështetëse, kasaforta dhe grirëse letrash", tha prokurori Alfred Shehu. /ZËRI

MOS HUMB