Aktualitet

SMS nga DPSHTRR? Alarmi nga Siguria Kibernetike: Kujdes, mos jepni të dhëna personale apo bankare

Sipas njoftimit, mesazhet përdorin emrin e Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), për të krijuar besueshmëri dhe për t'i nxitur qytetarët të ndërveprojnë me përmbajtjen e tyre.

zh.ll

SMS nga DPSHTRR? Alarmi nga Siguria Kibernetike: Kujdes, mos jepni të

TIRANË- Një tjetër formë e mashtrimit online po qarkullon në vendin tonë, përmes mesazheve që pretedojnë se dërgohen nga institucione dhe shërbime të njohura. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u bën thirrje qytetarëve që tregojnë kujdes ndaj mesazheve mashtruese. Sipas njoftimit, mesazhet përdorin emrin e Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), për të krijuar besueshmëri dhe për t'i nxitur qytetarët të ndërveprojnë me përmbajtjen e tyre. AKSH apelon qytetarët që mos t'i përgjigjen mesazhin, mos të japin të dhëna dhe të verifikojnë çdo njoftim. 

Postimi i plotë i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike:

Keni marrë një SMS për një shkelje të trafikut? Kujdes nga mesazhet mashtruese! Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes ndaj mesazheve mashtruese që përdorin emrin e DPSHTRR-së dhe pretendojnë se keni shkelje apo detyrime të papaguara. Mesazhe si ky në foto ju nxisin të klikoni në një lidhje mashtruese dhe të vendosni të dhënat tuaja, duke ju kërcënuar me penalizime nëse nuk veproni menjëherë.

AKSK, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, ka marrë masat e nevojshme për adresimin e këtij rasti dhe vijon monitorimin për të identifikuar tentativa të ngjashme mashtrimi dhe për të kufizuar rrezikun për qytetarët.

Si të mbroheni?

Mos klikoni lidhjen dhe mos iu përgjigjni mesazhit.

Mos jepni të dhëna personale, bankare apo kode verifikimi.

Verifikoni çdo njoftim përmes kanaleve zyrtare të institucionit, duke e hapur vetë faqen zyrtare.

Bllokoni dërguesin dhe raportojeni mesazhin si të padëshiruar.

Emri apo logoja e një institucioni nuk garantojnë vërtetësinë e mesazhit. Lidhjet e pazakonta, presioni për të vepruar menjëherë dhe kërcënimet me penalizime janë shenja paralajmëruese.

Informohu. Mbrohu. Raporto.

MOS HUMB