TIRANË- Ardit Gjokrosa është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë. Gjokroza i shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit 'Revanshi' akuzohet për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasjen e Hamza Terziu më 21 maj 2020 në Bulqizë.
Njoftimi i policisë:
Ekstradohet nga Gjermania Ardit Gjokrosa, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit, Hamza Terziu, kryer në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;
“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal;
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.
Ngjarja u zbardh pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin Sky ECC, ku Gjykata e Posaçme lëshoi disa urdhër-arreste për shtetasit: Hektor Xhecuka, Albert Zaja, Edison Muceku, Tori Xheçuka, Florenc Kelmendi dhe Ardit Gjokrosa.