Aktualitet

Ervin Mata kërkon të pengojë ekstradimin, Gjykata e Brazilit 'i mbyll derën', refuzon ankimimin e dytë

Avokatët mbrojtë të Ervin Matës ngritën tre pretendime, ku së pari kërkuan pezullimin e procedurës së ekstradimit, duke argumentuar se ishte ende në pritje të shqyrtimit një kërkesë e Ervin Matës për status refugjati në Brazil.

F.I
Ervin Mata kërkon të pengojë ekstradimin, Gjykata e Brazilit
Ervin Mata

BRAZIL-Për të dytën herë radhazi Gjykata Supreme Federale e Brazilit ka refuzuar ankimimin e Ervin Matës kundër ekstradimit të tij drejt Shqipërisë. Në vendimin e 20 tetorit 2026 gjykata ka arsyetuar se mbrojtja nuk ka paraqitur argumente të mjaftueshme për të vënë në dyshim vendimin e mëparshëm të marrë në mesin e shtatorit, kur Gjykata e Brazilit miratoi ekstradimin e tij. 

Avokatët mbrojtë të Ervin Matës ngritën tre pretendime, ku së pari kërkuan pezullimin e procedurës së ekstradimit, duke argumentuar se ishte ende në pritje të shqyrtimit një kërkesë e Ervin Matës për status refugjati në Brazil. Mbrojta pretendoi se ndaj Matës ishte hapur formalisht një hetim policor në Brazil dhe sipas tyre shteti Shqiptar i cili ka kërkuar ekstradimin, nuk ka kompetencë juridiksionale për zhvillimin e procedimit penal ndaj tij.

Ankimi nuk u pranua për shqyrtim dhe gjykata urdhëroi certifikimin e vendimit si të formës së prerë, pa pritur publikimin e tij. Pas këtij procesi Ervin Mata pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë. 

Ervin Mata kërkon të pengojë ekstradimin, Gjykata e Brazilit
Vendimi

Mata u arrestua në prill të këtij viti, në një operacion policor në Ilhabela, në bregdetin verior të São Paulo, për llogari të autoriteteve në Gjermani, ndërsa kërkohet edhe nga Shqipëria. 39-vjeçari po pushonte në një lokal në qytetin e Sao Paolo, në një zonë turistike. Arrestimi në Ilhabela ndodhi pasi informacionet e inteligjencës treguan se Mata po udhëtonte drejt Bregut Verior. Gjatë monitorimit, policia identifikoi se ai kishte përdorur rrugë alternative, duke përfshirë udhëtimin me det për në Ilhabela.

Prej më shumë se dy vitesh, autoritetet shqiptare kishin vënë nën monitorim lëvizjet e Ervin Matës në disa vende të Amerikës Latine. Sipas autoriteteve në Shqipëri, Mata ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që në vitin 2023, ndërsa në vitin 2025 ishte firmosur edhe urdhri për arrestimin e tij me qëllim ekstradimin. Ai akuzohet për trafik ndërkombëtar droge, pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe veprimtari të tjera të paligjshme. Mata dyshohet se ka koordinuar trafikimin e 240 kilogramëve kokainë në Frankfurt, në vitin 2020./ZËRI

MOS HUMB