Aktualitet

Falsifikoi dokumente noteriale për 9 vite me radhë, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq noteren (EMRI)

Sipas organit të akuzës ajo dyshohet se ka hartuar akte duke përdorur emrat e noterëve të tjerë si dhe ka kryer veprime noteriale pa praninë e palëve.

M.K.

 

1791474545_prokuroriafier (1).jpeg
Prokuroria e Fierit

FIER- Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim noteren Anila Haxhiu, e dyshuar për falsifikim të përsëritur të dokumenteve noteriale gjatë periudhës 2011- 2020. Sipas organit të akuzës ajo dyshohet se ka hartuar akte duke përdorur emrat e noterëve të tjerë si dhe ka kryer veprime noteriale pa praninë e palëve.

Hetimi, i regjistruar me numër 1050 në vitin 2019 ka evidentuar raste kur dokumentet dyshohet se janë lëshuar në emër të noterëve që nuk i kanë hartuar ato. Në raste të tjera, sipas prokurorisë, aktet janë përpiluar pa praninë e palëve, ndonëse kjo kërkohej për kryerjen e veprimeve përkatëse.

Njoftimi i Prokurorise se Fierit:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dërgon në gjyq shtetasen A.H., me profesion notere, e akuzuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë t’i lëshojë ato, e kryer më shumë se një herë, parashikuar nga neni 186, paragrafi i tretë, i Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.1050, të vitit 2019, rezultoi se, gjatë periudhës 2011–2020, e pandehura, në cilësinë e noteres, ka kryer veprime të përsëritura të falsifikimit të dokumenteve noteriale. Konkretisht, në disa raste, ajo dyshohet se ka hartuar dhe lëshuar akte noteriale duke përdorur emrat e noterëve të tjerë, pa qenë këta të fundit autorë të akteve përkatëse. Në raste të tjera, dyshohet se ka hartuar akte noteriale pa praninë e palëve, ndonëse prania e tyre kërkohej për kryerjen e veprimeve përkatëse.

Gjithashtu, nga hetimi rezultoi se, gjatë viteve 2011–2018, janë hartuar kontrata për shitjen e automjeteve, të cilat nuk janë regjistruar në regjistrat përkatës noterialë të noterëve në emër të të cilëve janë lëshuar. Sipas provave të administruara, në një numër të konsiderueshëm rastesh është përdorur emri i një notereje me zyrë në Tiranë, ndërsa aktet përkatëse dyshohet se janë hartuar në Fier nga e pandehura.

Njëkohësisht ndaj së njëjtës notere, në kuadër të procedimit penal nr. 390/2023, janë përfunduar hetimet dhe ajo është marrë e pandehur për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë t’i lëshojë ato, të parashikuar nga neni 186, paragrafi i tretë, i Kodit Penal./ZËRI

MOS HUMB