Politikë

Rikthehet 'Reforma Zgjedhore', PS-PD pa një marrëveshje, propozimet: lista 100% të hapura, ulja e numrit të deputetëve

PS-ja është shprehur e gatshme të diskutojë sistemin zgjedhor, por ka lidhur ndryshimet kushtetuese edhe me propozimin për uljen e numrit të deputetëve nga 140 në 101

F.I
Rikthehet 'Reforma Zgjedhore', PS-PD pa një marrëveshje,
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Kuvendi do të rinisë sot punën për Reformën Zgjedhore. Partia Socialiste dhe Partia Demokratike rikthehen në diskutime prej muajsh në pezull. Komisioni i Posaçëm Parlamentar pritet të mblidhet në orën 13:00, ku në tyrezë do të diskutohet përshtatja e legjislacionit zgjedhor me ndarjen e re administrativo-territoriale, që parashikon 46 bashki, dhe vijimi i shqyrtimit të projektligjit për financimin e partive politike.

PD dhe PS nuk kanë ende një marrëveshje, ku opozita kërkon lista 100% të hapura, edhe në zgjedhjen e këshillave bashkiakë, ndërsa socialistët ende nuk e kanë një propozim mbi sistemin zgjedhor, por kanë paralajmëruar se nëse nuk gjendet një rrugë e dakordësuar do të vijojnë të vetëm reformën.

PD-ja ka votuar kundër hartës së re territoriale dhe ka paralajmëruar se do ta kundërshtojë atë në Gjykatën Kushtetuese. Socialistët synojnë përshtatjen e Kodit Zgjedhor me hartën e re territoriale, përfshirë mënyrën e hartimit të listave për këshillat bashkiakë, me qëllim përfaqësimin e njësive të reja.

PS-ja është shprehur e gatshme të diskutojë sistemin zgjedhor, por ka lidhur ndryshimet kushtetuese edhe me propozimin për uljen e numrit të deputetëve nga 140 në 101. Komisioni duhet të nxitojë pasi në fund të muajit i përfundon mandati dhe mazhoranca ka paralajmëruar se nuk do të ketë shtyrje.

MOS HUMB