Politikë

Për herë të parë një grua në krye të PD-së në Fier, Enkelejda Veliu feston fitoren dhe hidhet nga gëzimi (VIDEO)

Gara u vendos me vetëm 4 vota diferencë, pasi Veliu arrit të siguronte 196 vota, ndërsa Ferro u rendit i dyti me 192 vota.

zh.ll
Për herë të parë një grua në krye të
Enkelejda Veliu

FIER- Enkelejda Veliu do të jetë kryetarja e re e Partisë Demokratike në degën e Fierit, pasi fitoi garën për drejtimin e kësaj strukture me një diferencë të ngushtë votash ndaj rivalit të saj, Ardian Ferro. Gara u vendos me vetëm 4 vota diferencë, pasi Veliu arrit të siguronte 196 vota, ndërsa Ferro u rendit i dyti me 192 vota.

Zgjedhja e Enkelejda Veliut shënon herën e parë që në krye të degës së PD-së në Fier vendoset një grua. 

Në reagimin e saj pas fitores, Veliu falënderoi demokratët që e mbështetën, ndërsa u zotua për angazhim dhe bashkëpunim me anëtarësinë.

“Dua të falënderoj me gjithë zemër demokratët që besuan tek unë. Mesazhi im shkon drejtpërdrejt tek demokratët: Bashkë për të çuar përpara PD-në”, u shpreh ajo.

Pas shpalljes së rezultatit, Enkelejda Veliu shihet duke festuar fitoren, teksa ngre duart lart nga gëzimi.

Në votim morën pjesë 834 demokratë, ndërsa në garë për kreun e PD ishin 5 kandidatë: Ardian Ferro, Enkelejda Veliu, Fation Semanjaku, Gentian Koçi, Festim Metaj./ZËRI

MOS HUMB