Aktualitet

Reshjet shkaktojnë shembjen e një pjese të rrugës në Kloskatund, aksi Klos-Qafë Buall me dëmtime të përsëritura

Situata është problematike në zonën e Kloskatundit ku vërshimi i ujërave të shiut një ditë më parë ka sjellë shembjen e një pjese të trupit të rrugës.

M.K.
Reshjet shkaktojnë shembjen e një pjese të rrugës në
foto nga vendi i ngjarjes

KLOS- Reshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar dëmtime në aksin nacional Klos-Qafë Buall. Situata është problematike në zonën e Kloskatundit ku vërshimi i ujërave të shiut një ditë më parë ka sjellë shembjen e një pjese të trupit të rrugës.

Dëmtimi është i konsiderueshëm dhe ndodhet në anën e poshtme të rrugës duke përbërë rrezik për drejtuesit e automjeteve që kalojnë në këtë segment. Firma përgjegjëse për mirëmbajtjen ka vendosur shirit paralajmërues për të sinjalizuar shembjen dhe për të njoftuar drejtuesit e mjeteve për rrezikun.

Kloskatundi mbetet një nga pikat më problematike të këtij aksi rrugor. Traseja në këtë segment është deformuar vazhdimisht ndër vite ndërsa problematikat kanë vijuar pavarësisht ndërhyrjeve të kryera për përmirësimin e saj./ZËRI

MOS HUMB