
TIRANË- Familjarët e Heidit kanë shpërndarë një reagim në rrjetin social X, për akuzat që bëhen ndaj saj në lidhje me eksperiencën në "Grande Fratello" dhe raportin me aktorin Masimiliano Varresse.
Heidi Baci, u largua nga formati pas takimit me babain e saj Gentin. Ajo më pas u rikthye në shtëpinë e famshme ku u përball me aktorin, Massimiliano Varrese, me të cilin nisi një histori dashurie brenda formatit.
Ajo tashmë është pjesë e ‘Big Brother Vip Albania’ ku shpesh është përballur me akuza që lidhen me eksperiencën e saj në “Grande Fratello” dhe për marrëdhënien e saj me aktorin Massimiliano Varrese. Familjarët duan që publiku ta komentojë për emocionet që ajo përcjell në shtëpinë më të famshme.

Heidi së fundmi është përfolur për romancën dhe tashmë ndarjen nga Romeo. Dyshja mes lotësh vendosën të vazhdojnë të ndarë rrugëtimin e tyre në "BBV"./ZËRI