Qytetërim

Guarda di Finanza zbarkoi në zyrat e Milan, reagon për herë të parë klubi kuqezi

Ndër të tjera në deklaratën zyrtare bëhet me dije se do të ketë një bashkëpunim të plotë me autoritetin hetues për këtë çështje. 

a.l
Guarda di Finanza zbarkoi në zyrat e Milan, reagon për herë
Milan

ITALI- Milan ka reaguar për bastisjen nga Guardia di Finanza ku deklaron se hetimi nuk është për klubin por për ish-CEO dhe CEO aktual. Ndër të tjera në deklaratën zyrtare bëhet me dije se do të ketë një bashkëpunim të plotë me autoritetin hetues për këtë çështje. 

"Përsa i përket kontrollit që u bë sot në selinë e saj, kompania AC Milan është palë e tretë dhe nuk ka lidhje me procedurat në vazhdim në lidhje me blerjen e klubit, të përfunduar në gusht 2022. Hetimi, i cili përfshin edhe përfaqësuesit ligjorë me fuqi nënshkruese, Giorgio Furlani dhe Ivan Gazidis, CEO aktual dhe CEO i mëparshëm i klubit, hipotezon komunikime jo te sakta dhe të vërteta te autoritetet mbikëqyrëse kompetente. Klubi po bashkëpunon plotësisht me autoritetin hetues", përpiqet të saktësojë Milan.

Hipoteza se Milani në të vërtetë nuk i përket fondit amerikan RedBird të financierit Gerry Cardinale, por që në realitet ka mbetur gjithmonë nën kontrollin dhe nën ndikimin e shitësit të fondit amerikan Elliott i financierit Paul Singer, iu sugjerua Njësisë së Policisë së Valutave të Guardia di Finanza nga tre burime dokumentare të rrethanave të papublikuara./ZËRI

Poll

MOS HUMB