
REPUBLIKA DOMENIKANE- Shtëpia e pushimit të këngëtarit të njohur latin Marc Anthony, e cila ndodhet në Republikën Domenikane, ka marrë flakë. Kompleksi 10,000 metra katror i këngëtarit u filmua duke u djegur nga një ekip televiziv lokal. Zjarrfikësit u panë në vendngjarje duke luftuar me zjarrin ndërsa shtëllungat e tymit të zi u ngritën në ajër.
Si pasojë e zjarrit tre shtëpiza të vogla prej kashte në kompleks u shkatërruan plotësisht nga flakët. Fatmirësisht gruaja e këngëtarit, Nadia Ferreira dhe djali Marco nuk ishin në shtëpi kur shpërtheu zjarri dhe se asnjë nga stafi nuk u lëndua.
Anthony mirëpriti së fundmi fëmijën e tij të parë me partneren Nadia Ferreira dhe është gjithashtu baba i binjakëve 14-vjeçarë Max dhe Emme me ish-bashkëshorten Jennifer Lopez./ZËRI