
PARIS- Reperi Travis Scott është arrestuar në një hotel në Paris pas një sherri me një roje sigurie. Roja i sigurisë së hotelit kishte ndërhyrë në një përleshje mes reperit dhe truprojës së tij, por se çfarë ka ndodhur konkretisht dhe përse ka nisur sherri, është ende e paqartë.
Policia është ende duke hetuar.
Scott ishte në Paris për Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Ai u pa duke ndjekur ndeshjen e SHBA-së ndaj Serbisë në gjysmëfinalen e basketbollit për meshkuj.
Një nga emrat më të mëdhenj të hip hopit, Scott - emri i lindjes së të cilit është Jacques Qebster - ka mbi 100 këngë që hynë në listën e Billboard Hot 100. Ai ka dy fëmijë me Kylie Jenner./ZËRI