Qytetërim

Vdes gruaja më e vjetër në botë, cili ishte sekreti i jetëgjatësisë së saj

Morera ka lënë pas dy vajzat e saj 91 dhe 82 vjeç dhe shumë nipër e mbesa

E.K
Vdes gruaja më e vjetër në botë, cili ishte sekreti i
maria branyas morera

SPANJË- Maria Branyas Morera, gruaja më e vjetër në botë është ndarë nga jeta në moshën 117- vjeçare.

"Maria Branyas na la. Ajo ka shkuar ashtu siç donte: në gjumë, në paqe dhe pa dhimbje", njoftoi familja e saj.

Morera u shpall personi më i vjetër në botë pas vdekjes së murgeshës franceze Lucile Randon vitin e kaluar. Morera lindi në San Francisko, Kaliforni, më 4 mars 1907, përpara se familja e saj të kthehej në Spanjë kur ajo ishte e re.

Lidhur me sekretin për jetëgjatësinë e saj, Morera tregonte se gjithçka lidhej me qetësinë, larg njerëzve toksikë dhe plot pozitivitet.

Personi tjetër më i vjetër tani është japonezi Tomiko Itooka, 116 vjeç.

Zonja Morera u martua me një mjek, me të cilin jetoi në Girona të Spanjës për 40 vjet. Çifti kishte tre fëmijë dhe zonja Morera qëndroi në shtëpi për t'i rritur.

"Ajo kishte një jetë të qetë, pa stres në punë," tha vajza e saj, Rose, për El País.

Zonja Morera ka lënë pas dy vajzat e saj 91 dhe 82 vjeç dhe shumë nipër e mbesa.

117 vitet e saj nuk kaluan pa pasoja. Zonja Morera pësoi humbje të dëgjimit dhe shikimit dhe luftoi për të lëvizur lirshëm vitet e fundit. Megjithatë, ajo nuk kishte asnjë indikacion për kancer, sëmundje të zemrës apo sëmundje të tjera vdekjeprurëse. Ajo gjithashtu nuk tregoi kurrë shenja të demencës./ZËRI 

Poll

MOS HUMB