Qytetërim

Jennifer Lopez i “dhuron” kërkesën për divorc Ben Affleck në dy vjetorin e martesës së tyre

Lopez dhe Affleck kanë një histori të kaluar së bashku

I.F
Jennifer Lopez i “dhuron” kërkesën për divorc Ben
Ben Affleck dhe Jennifer Lopez

LOS ANGELES- Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, dy nga yjet më të përfolur të showbizit kanë qenë nën vëmendjen e medieve kohët e fundit. E gjitha nisi kur u ndezën disa zëra rreth tyre se po dircoheshin, J-Lo u shfaq në publik pa unazë martese dhe e fundit më e bujshmja, Affleck nuk mori pjesë në ditëlindjen e saj. Dhe e vërteta është se po, ata po divorcohen.

Sipas TMZ, këngëtarja me famë botërore, dorëzoi kërkesën për divorc në një gjykatë në Los Angeles të martën. Lajmi përkon me dy vjetorin e dasmës së çiftit, që e festuan me një ceremoni luksoze në shtetin e Gorgias. Epo mesa duket Lopez, e gjeti dhe “dhuratën” e përvjetorit për bashkëshortin e saj. Lopez dhe Affleck kanë një histori të kaluar së bashku. Në fillim të viteve 2000, dyshja e quajtur “Bennifer” ishin çifti më i përfolur në botën e Hollivudit. Ata e anuluan dasmën e tyre në vitin 2003 dhe u ndanë disa muaj më pas.

Lopez u martua me këngëtarin Marc Anthony, bashkëshortin e saj të tretë, vetëm pesë muaj pas ndarjes nga Affleck në vitin 2004. Më pas Affleck, u martua dhe pas disa vitesh u divorcua me aktoren Jennifer Garner.

Lopez dhe Affleck gjetën sërish njëri-tjetrin në vitin 2021 dhe u bë sërish çifti më i përfolur, pasi pas 2 dekadash ata “rindezën” shkëndijat e dashurisë së kaluar. Lopez u shpreh se “më në fund pas 20 vitesh, kemi një fund të lumtur”. Por gjërat nuk shkuan ashtu siç donte ajo. /ZËRI

Poll

MOS HUMB