Qytetërim

VD- ‘O zot u bëmë me shtëpi’, Luizi ndan pamje nga banesa e re luksoze: Na ka mbetur veç me e pagu!

Luizi dhe Kiara do të transferohen te shtëpia e re menjëherë pas lindjes së vajzës

E.K
VD- ‘O zot u bëmë me shtëpi’, Luizi ndan pamje nga
Luizi dhe Kiara

TIRANË- Këngëtari Luiz Ejlli dhe moderatorja Kiara Tito, kanë ndarë me ndjekësit, disa pamje nga shtëpia e tyre e re, ku do të jetojnë menjëherë pasi vajza të vijë në jetë. Banesa e tyre ndodhet në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë, dhe çifti ka vendosur të ndajë me ndjekësit, një pjesë nga pamja e saj, ndërkohë që ‘meraku’ i Luizit, është shlyerja e pagesës për ndërtimin e saj.

“Edhe pak edhe hyjmë të shtëpia e re… je duke e mbuluar hë. Edhe pak, kur të dalë vajzukja në ballkon me mu. O zot u bëmë edhe me shtëpi, po jua tregoj një pjesë të vogël, gjithçka në rregull, e kemi bërë edhe me parket, tani na ka mbetur veç me e pagu”, shprehet Luizi.


Çifti herë pas here ka ndarë pamje nga ndërtimi i shtëpisë së tyre të re, të cilën e kanë rezervuar menjëherë pas daljes së Luizit si fitues nga shtëpia e Big Brother. Me ardhjen në jetë të vajzës, dhe tashmë me shtëpinë e tyre të re, familja duket edhe më e plotë.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB