
SPANJË- Mbrëmja e djeshme ka dhuruar emocione të pafundme, me dy supersfidat e Ligës së Kampionëve, të cilat nuk prodhuan fitues.
Reali i Madridit dhe Manchester City dhuruan një shfaqje madhështore futbolli në “Santiago Bernabeu”, ku u shënuan plot gjashta gol, por pa një fitues në fund.
Gol që në minutën e dytë, përmbysje, ripërmbysje dhe në fund barazimi nga Valverde: kjo përballje “titanësh” ofrojë spektaklin që shihet rrallë në botën e futbollit.
Shënoi i pari Bernardo Silva, por kundërpërgjigjja e “Los Blancos” ishte e menjëhershme me Camavingan dhe Rodrygon.
Në pjesën e dytë shpërthen City me dy gola, të shënuar nga Foden dhe Gvardiol (njëri më i bukur se tjetri), por e djathta spektakolare e Valverdes vendosi që në aktin e parë gjysmëfinal të mos ketë fitues. Shfaqja vijon në “Etihad”.
Ndërkohë që dhe në ndeshjen tjetër, e luajtur në Angli ndërmjet Arsenal dhe Bayerni të Mynihut nuk pati fitues. Skuadra londineze, edhe pse shënoi e para, nuk ia doli ta fitonte ndeshjen e shtepisë, pasi bavarezët u kundërpërgjigjen shpejt me Gnabry-n dhe Kane.
Gjithsesi, “Topçinjtë” mund të ngushëllohen nga fakti që shmangën humbjen, falë golit të Trossard.
Gjithçka mbetet e hapur në ndeshjen e kthimit, ku avantazhi fushë kalon në anën gjigantëve bavarezë.
/ZËRI