Qytetërim

Tjetër shans për Shqipërinë, Islam Dudaev rifutet në garë, kërkon medaljen e bronztë

Dudaev do të duhet të fitojë 2 ndeshje për të marr medaljen e bronzit.

f.t
Tjetër shans për Shqipërinë,  Islam Dudaev rifutet në
Islam Dudaev

PARIS- Mundësi iranian Rahman Amouzadkhalili, që mposhti mundësin shqiptar Islam Dudaev, është kualifikuar për në finalen e stilit të lirë për peshën deri në 65 kg. Ky sukses i iranianit është një lajm i mirë edhe për Shqipërinë, pasi Dudaev futet sërish në garë dhe nesër do të ketë mundësinë që të garojë për medaljen e bronztë. 

Islam Dudaev firoi në ndeshjen e parë ndaj Akazawa, duke triumfuar 10-0 dhe duke shkuar kështu në çerekfinalen e Lojërave Olimpike, në 65 kg mundje e lirë. Mundësi që përfaqëson vendin tonë tregoi forcën që në fillim, duke mos i lejuar asnjë hapësirë kundërshtarit dhe duke mbajtur takimin gjatë gjithë kohës nën kontroll.

Tashmë Dudaev do të duhet të fitojë 2 ndeshje për të marr medaljen e bronzit. Përfaqësuesi i Shqipërisë do të zbresë në tapet nesër./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB