
PARIS- Pasi u rikthye në garë me anë të “ripeshkimit”, Cermen Valiev mundi kundërshtarin Mahamedkhabib KIadzimahamedau nga delegacioni i refugjatëve ose ndryshe sportisët neutral me një rezultat prej 12-2 pikësh. Tashmë është vetëm një hap larg medialjes së Bronzit.
Valiev u rikthyer në garë për medaljen e Bronzit pas fitores së mundësit Jamalov nga Uzbekistani në gjysmëfinale. Mundësin që përfaqson Shqipërinë e ndan vetëm një ndeshje larg medaljes, ai do të ndeshet me sportistin nga Taxhikistani, Viktor Rassadin ditën e sotme në orën 19:25.

Gjithashtu edhe mundësi Islam Duaev ka arritur që të çojë Shqipërinë në çerekfinale. Ai ia doli të mundte kundërshtarin e tij nga Samoa, Gaku Akazawa duke mos e lejuar atë të marrë pikë nga ky duel, por nuk ja doli dot të kryesonte në ndeshjen e çerekfinales, ai nuk rrëmbeu asnjë pikë duke u skualifikuar kështu nga Lojërat Olimpike "Paris 2024".
Pas eleminimit të Manjola Koninit në qitje, Kaltra Meçës dhe Greisi Koxhakut në not, Luiza Gegës në garën e 3000 metrave me pengesa, Franko Burraj në garën e 100 metrave, gjithashtu të Zelimkhan Abakarov dhe Islam Dudaev në mundje, të gjitha shpresat mbeten tek Chermen Valiev nëse Shqipëria do arrijë apo jo të "rrëmbejë" medaljen e parë olimpike në "Paris 2024". /ZËRI