Qytetërim

Lojërat Olimpike / Valiev nuk ja del të "rrëmbejë" fitoren, skualifikohet në çerekfinale

Valiev triumfoi me rezultatin 4-3 ndaj azerbajxhanasit Bayramov, duke e çuar Shqipërinë një hap më afër medaljes olimpike.

M.M
Lojërat Olimpike / Valiev nuk ja del të "rrëmbejë"
Chermen Valiev gjatë ndeshjes

PARIS- Mundësi rus, Chermen Valiev, i cili përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike "Paris 2024", ia doli sigurojë një vend në çerekfinale por jo për në gjysëmfinale. Valiev u mund nga përfaqësuesi i Uzbekistanit, Razambek Zhamalov, në raundin e çerekfinales, vetëm me një pikë diferencë.

Ditën e djeshme, as shoku i tij i skuadrës, Zelimkhan Abakarov nuk ia doli të fitonte një vend në gjysëmfinale pas një humbjeje të thellë 12 me 0.

Për Shqipërinë, tashmë të gjitha shpresat mbeten tek Islam Dudaev, i cili garon po në disiplinën e mundjes ditën e nesërme, 10 gusht. Me sa duket as Lojërat Olimpike "Paris 2024" nuk mund të cilësohen të suksesshme për Shqipërinë pasi nga tetë përfaqësues, shtatë prej tyre nuk kanë mundur ti afrohen zonës së medaljeve.

Pas eleminimit të Manjola Koninit në qitje, Kaltra Meçës dhe Greisi Koxhakut në not, Luiza Gegës në garën e 3000 metrave me pengesa, Franko Burraj në garën e 100 metrave, gjithashtu të Zelimkhan Abakarov dhe Chermen Valiev në mundje, të gjitha shpresat mbeten tek Islam Dudaev nëse Shqipëria do arrijë apo jo të "rrëmbejë" medaljen e parë olimpike në "Paris 2024"./ZËRI

Poll

MOS HUMB