
PARIS- Federata Shqiptare e Mundjes (FSHM) ka deklaruar se një vendim kontrovers i gjyqtarëve i mohoi përfaqsuesit shqiptar, Chermen Valiev një fitore të merituar në çerekfinalet e Lojërave Olimpike “Paris 2024”. Në një deklaratë zyrtare, FSHM shprehu indinjatën e saj për atë që e quajti një "padrejtësi të madhe" ndaj Valiev.
Në përballjen e tij ndaj mundësit nga Uzbekistani, Chermen Valiev dominoi ndeshjen, por në sekondat e fundit, gjyqtarët vendosën në mënyrë të diskutueshme në favor të kundërshtarit, duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin 6-5. Ky vendim i padrejtë, sipas FSHM-së, i hoqi Valiev-it dhe Shqipërisë mundësinë për të garuar për një medalje historike në këtë event të rëndësishëm sportiv.
Deklarat e plotë e Federatës Shqiptare të Mundjes:
“Lojërat Olimpike Paris 2024, në te cilat kemi hyrë në historinë e Mundjes Shqiptare me tre Sportist garues dhe gjithçka lidhet vetëm me një emër: Chermen Valiev. Janë padrejtësitë e mëdha, sepse të voglat mund të jenë të pambarimta. Chermen Valiev në ndeshjen çerekfinale, në sekondat e fundit ka humbur me një vendim te padrejtë të gjyqtarisë, 6-5 në favor të mundësit nga Uzbekistani, ku ndeshja ishte terësisht e dominuar nga Valiev, por pa mundur të marr fitoren e mohuar. Me kaq guxim të madh dhe kaq haptazi, dje vodhën finalen nga Sportisti jonë dhe ëndrrën tonë dhe të tij, per medaljen historike. Ky diskriminim në këtë Event sportiv me rëndesi kaq të madhe lë realisht për të dëshiruar. VJEDHJE!!!”/ ZËRI