Qytetërim

Temperatura deri në 38 gradë, parashikimi i motit për ditën e sotme

Sot, temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 16°C –19°C në mëngjes deri në 31°C –34°C gradë Celsius në mesditë.

k.m.
Temperatura deri në 38 gradë, parashikimi i motit për ditën
Foto ilustruese

TIRANË- Vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i aktivitetit të masave të ajrore të nxehta me origjinë nga Anticikloni i Azoreve si dhe veriu i Afrikës. Sot, temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 16°C –19°C në mëngjes deri në 31°C –34°C gradë Celsius në mesditë.

Moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët e orët e plota me diell pa përjashtuar alternimet e herëpasherëshme të vranësirave kryesisht nga orët e mesditës e pasdite në relievet kodrinore – malore të vendit. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi 3-8m/s, ndërsa gjatë ditës së hënë përgjatë vijës bregdetare, lugina e male era fiton shpejtësi 10-14m/sek, shoqëruar me dallëzim të forcës 1-3 ballë.

HARTA LIVE:

Poll

MOS HUMB