Qytetërim

Tatuazh pranë vendit intim dhe vizita si turiste, sportistja përjashtohet nga Lojërat Olimpike

Pjesëmarrja e paraguaianes në lojërat e “Parisit 2024” mori fund papritur pasi ajo nuk arriti t'ia dilte në garat 100 metra flutur për femra, duke përfunduar e gjashta.

M.M
Tatuazh pranë vendit intim dhe vizita si turiste, sportistja
Luana Alonso

PARIS- Ylli i notit Luana Alonso është përjashtuar nga Lojërat Olimpike të Parisit 2024 për shkak se u largua fshehurazi nga turneu për në Disneyland gjatë qëndrimit të saj në kryeqytetin francez.

Pjesëmarrja e paraguaianes në lojërat e “Parisit 2024” mori fund papritur pasi ajo nuk arriti t'ia dilte në garat 100 metra flutur për femra, duke përfunduar e gjashta. Por ndërsa ajo kishte planifikuar të qëndronte në fshatin Olimpik deri në përfundimin e Lojërave Olimpike në mes të gushtit, Komiteti Olimpik Paraguaian ka urdhëruar që ajo të dërgohej në shtëpi herët pas 'veprimeve të papërshtatshme'.

Sipas raporteve të Daily Mail, Alonso kaloi një natë në Paris dhe shkoi në Disneyland në vend që të qëndronte për të mbështetur shokët e skuadrës, gjë që çoi në ndërprerjen  e aventurës së saj olimpike pasi 20-vjeçarja njoftoi tërheqjen e saj nga noti për 500,000 ndjekësit e saj në Instagram.

Luana Alonso ka dhe logon e Lojërave Olimpike si tatuazh shumë pranë vendit intim/ ZËRI

Poll

MOS HUMB