
MBRETËRI E BASHKUAR- Adele ka rrëfyer se kënga “Someone Like You” që i hapi dyert e karrierës ndërkombëtare, ka qenë kënga që i ka ndryshuar jetën në të gjitha drejtimet.
Teksa po performonte në Mynih, Adele rrëfeu para fansave të saj të zjarrtë se këtë këngë e ka shkruar në një moment të jetës kur e ka ndjerë veten shumë poshtë.
Me lot në sy, Adele dha dhe një mesazh për të gjithë të rinjtë që kishin shkuar ta dëgjonin teksa këndonte.
“Kjo këngë më ndryshoi jetën. E shkrova në një kohë të jetës sime kur isha në nivelin më të ulët që kam qenë ndonjëherë. Nuk doja të rrija në shtëpi. Qëndroja deri vonë çdo natë dhe qaja shpesh vetëm. Nuk doja të takoja miq dhe të bëja gjëra të tilla isha në depression. Do të doja që dikush të më kishte thënë që kur të isha 21 vjeç, njerëzit do ta këndojnë një ditë këtë këngë “Someone Like You”,”- tha Adele.