
SHBA-Aktorja Sofia Vergara ka ndarë detaje nga skenat e filmit "Griselda". Vergara, e cila pozoi nudo për të promovuar gamën e saj të kafesë së fundmi, tha se filmimi i skenës së dashurisë e mbajti atë natë zgjuar pasi shqetësohej se do të dukej ‘e tmerrshme’.
‘Unë jam 50-vjeçe! Domethënë, kur isha 30 vjeçe, nuk do të isha shqetësuar. Mendoj se isha e shqetësuar se do të dukesha e tmerrshme. Unë nuk mendoj se kam bërë ndonjëherë një skenë seksi,”-tha ajo për lojën e dhomës së gjumit me bashkë yllin Alberto Guerra, i cili luante bashkëshortin e Griseldës, Dario Sepulveda.
Gjithsesi Sofia tha se ishte e kënaqur me produktin përfundimtar.
“Isha në çdo moment: A më del celuliti nga ana? Por doli mirë. Është vërtet errësirë dhe Andy (Andrés Baiz), regjisori, është shumë artistik dhe më bëri të ndihem super rehat.”-u shpreh aktorja.
Së fundmi Sofia Vergara ka folur mbi kirurgjinë plastike dhe planet e saj për t’iu nënshtruar procedurave të ndryshme në të ardhmen. Aktorja tha se edhe pse nuk ka bërë ende ndonjë operacion të madh estetik, është diçka që synon ta ndjekë së shpejti. Pavarësisht se nuk ka kryer ndërhyrje kirurgjikale, Vergara është një adhuruese e Botox-it, të cilin e përdor rregullisht.