
KOSOVË-Sezoni i ri televiziv do ketë shumë të papritura. Ben Blushi u tërhequr nga drejtimi i një prej televizioneve më të mëdhenj në Shqipëri, Top Channe pas katër vitesh. “Kryefjala” raporton se ish-drejtori i “Top Channel”, Ben Blushi, i cili pak kohë më parë drejtonte “Euronews” tani ka marrë postin e drejtorit të ri në “Klan Kosova”. Por Blushi duket se nuk është i vetëm. Thuhet se edhe Olsa Muhameti do të jetë pjesë e Klan Kosova.
Meqënëse Olsa dhe Ben Blushi kanë bashkëpunuar më parë, ai mund të jetë shkaku që Olsa Muhameti të jetë pjesë e Klan Kosovës në rolin e producentes të 'BBVK' dhe 'Përputhen'.
Olsa ka qenë autore e Kepi të Tundimeve, Hell’s Kitchen dhe Përputhen. Kujtojmë se edhe Arbana Osmani përflitet se do të bëhet pjesë e “BBV Kosova” duke e moderuar. Ben Blushi, Olsa Muhameti dhe Arbana Osmani…të tre të larguar nga Top Channel. Mbase sezonin e ri do t’i shohim në Klan Kosova. Na mbetet të presim deri atëhere./ZËRI