
FRANCË- Stilisti francez, e njëkohësisht themeluesi i firmës së modës "Jacquemus", Simon Porte Jacquemus njoftoi se ai dhe bashkëshorti i tij, Marco Maestri u bënë prindër. Tashmë janë prindër të një djali dhe një vajze, të cilët erdhën në jetë më 20 prill me gjasa nga një nënë surrogate. Por detaje të tjera nuk janë bërë me dije nga çifti.
Ata janë mjaftuar me një foto të postuar, ku duken duart e dy të porsalindurve, që mbajnë emrat Mia dhe Sum.
“Mia dhe Sun. Mirë se vini në tokë, të dashurit e mi. Ne ju duam shumë. Ëndrra jonë u realizua. Papa Marko dhe Papa Simon.”
View this post on Instagram
Çifti u bashkuan në martesë dy vjet më parë, në vitin 2022, në një ceremoni mahnitëse në jug të Francës. Pas ceremonisë, pasoi një pritje në Château de Bonneval në Charleval./ZËRI