
FRANKFURT- Një humbje shokuese për kampionët e Gjermanisë në Frankfurt. Bayern ka humbur me rezultatin e thellë 5:1 ndaj Eintracht Frankfurt.
Golat për vendasit u shënuan nga Marmoush, Dina Ebimbe, Larsson (në pjesën e parë) dhe Ebimbe e Knauff në pjesën e dytë. Ndërsa, për Bayern realizoi Kimmisch në minutën e 44. Të dyje ekipet kishin shanse të shumta për të shënuar, teksa vendasit janë treguar më të saktë përpara portës, duke gjetur rrjetën plot 5 herë. Me këtë fitore, Eintracht Frankfurt ngjitet në vendin e 7 me 21 pikë.

Humbja tronditëse e zbret Bayernin në vendin e 2 në kampionat, pas Leverkusen. ‘Aspirinat’ janë në vendin e parë në Bundesliga me 35 pikë të grumbulluara, dy më shumë se ekipi nga Mynihu, teksa nuk njohin humbje./ZËRI/