Qytetërim

Neurologia: 4 aktivitetet që dëmtojnë rëndë trurin e fëmijëve

Neurologia Puja Aggaruai tha se nuk do lejonte fëmijët e saj të luanin futboll amerikan, të ngisnin makina elektrike me shpejtësi të konsiderueshme, të gjuanin me armë dhe të hidheshin në trampolinë. Ajo shprehet se të gjitha këto aktivitete shkaktojnë dëmtim të trurit.

D.XH
Neurologia: 4 aktivitetet që dëmtojnë rëndë trurin e
Futbolli amerikan

SHBA - Një neurologe ka zbuluar katër aktivitetet, që ajo nuk do t'i linte kurrë fëmijët e saj t’i bëjnë, sepse shkaktojnë dëme në tru. Sipas saj, fëmijët mund të dëmtohen rëndë në tru nga loja e futbollit amerikan, si dhe nga gjuajtja me armë zjarri. Dr. Puja Aggarual është një eksperte mjekësore, e cila shpesh ndan këshilla për 'përmirësimin e shëndetit të trurit' në llogarinë e saj në TikTok, ku ajo krenohet se ka më tepër se 7000 ndjekës.

Kohët e fundit, neurologia, e cila jeton në Florida ka treguar se cilat janë aktivitetet, të cilat nuk duhet të ushtruhen nga fëmijët, sepse mund të jenë të dëmshme për trurin e të vegjëlve. Në një video virale, e cila deri më tani ka grumbulluar më shumë se 3.4 milionë shikime, doktoresha tregoi pse nuk do t'i lejonte fëmijët e saj të luanin futboll amerikan, të hipnin në ‘mini makina’, të gjuanin me armë ose të hidheshin në trampolinë. "Ka katër gjëra që unë nuk do t'i lejoja kurrë fëmijët e mi t'i bënin si neurologe dhe neuroshkencëtare, sepse aktivitetet mund të vrasin shumë qeliza të trurit ose thjesht t'ju vrasin ju", tha ajo. Aktiviteti i parë në të cilin ajo do të refuzonte t'i linte fëmijët e saj të merrnin pjesë ishte futbolli amerikan.

Neurologia: 4 aktivitetet që dëmtojnë rëndë trurin e
Puja Aggarwal

“Numri një, futbolli amerikan. Ju mund të merrni shumë tronditje dhe lëndime në kokë dhe kjo mund të çojë në encefalopati kronike traumatike”, - shpjegoi ajo. Sipas Protect the Brain, në futboll, lëndimet e trurit përbëjnë 65 deri në 95 për qind të të gjitha vdekjeve.

Në çdo sezon të caktuar, 10 për qind e lojtarëve të kolegjit dhe 20 për qind e lojtarëve të shkollave të mesme pësojnë lëndime të trurit. Këto dëmtime të trurit mund të ndikojnë që lojtarët të zhvillojnë encefalopati, e cila është një gjendje që shkakton mosfunksionim të trurit, me pasoja si humbja e kujtesës, ndryshimet e personalitetit dhe gjendje e komës.

Shumë fëmijë përdorin makina të vogla elektrike. Neurologia thotë se edhe këta mjete janë të dëmshme për trurin e vogëlushëve. Sipas Top Gear Box, makinat elektrike të vogla rrotullohen shumë lehtë dhe kur kjo ndodh, në shumicën e rasteve, mund të rezultojë në lëndime fatale të trurit.

“E treta veprimtari e rrezikshme është hedhja nga trampolina. Përsëri, fëmijët mund të bien keq, të godasin kokën në tokë [dhe kjo mund të rezultojë në tronditje dhe lëndime në kokë,” shtoi neuroshkencëtarja.

Për shkak të rasteve të shumta të dëmtimeve të marra nga kërcimi në trampolinë, Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon që të mos blini kurrë një trampolinë për përdorim në shtëpi. Së fundmi, doktoreshë Puja tha se nuk do t'i lejonte fëmijët e saj të qëllonin me armë. Ajo shpjegoi: “Aktiviteti numër katër që paraqet rrezikshmëri, gjuajtja me armë. Është shumë e rrezikshme”. Zhurma dhe ndjenja e zhurmës së një arme është e mjaftueshme që dikush të zhvillojë një dëmtim traumatik të trurit ose TBI, sipas Taktikave të Gjuetisë Speciale. TBI shkaktohet nga një forcë e jashtme që lëviz trurin përreth kafkës. Ndaj prindër, kini kujdes, përpiquni të mos lejoni fëmijët të zhvillojnë disa aktivitete, që janë të dëmshme për shëndetin dhe trurin e tyre./ZËRI/

Poll

MOS HUMB