Qytetërim

Mburrej për pasurinë marramendëse, miliarderi zhytet në borxhe të mëdha

Bob Bull, që krenohej për pasurinë e tij marramendëse, tashmë ka hyrë në borxhe të mëdha. Kjo sepse kompania e tij falimentoi.

D.XH
Mburrej për pasurinë marramendëse, miliarderi zhytet në
Bob Bull

BRITANI E MADHE - Një miliarder në Britaninë e Madhe ka falimentuar, disa muaj pasi mburrej për pasurinë marramendëse. Sipërmarrësi Bob Bull, që ishte në vendin e 88 në listën e më të pasurve në Britani sipas ‘The Sunday Times’, tashmë ka borxhe që shkojnë në 725 milionë paund.

Gjashtë muaj më parë ai pretendoi se kishte pasuri me vlerë 1.9 miliardë paund, ndërsa tregoi për ‘The Sun’ rezidencën e tij prej 10 milionë paundësh, me sallën e boulingut dhe koleksionin prej 4 milionë paundësh, me 12 supermakina. Këtë javë avokatët, në një peticion falimentimi thanë: "Pretendimet e zotit Bull se ishte shumë i pasur ishin të gabuara".

Mburrej për pasurinë marramendëse, miliarderi zhytet në
Bob Bull 1

Bull, 46 vjeç, i cili jeton me të fejuarën e tij bjonde norvegjeze Sara Nilsen, 30 vjeçe, pranë Southampton, e bëri pasurinë e tij duke i kthyer garazhet në vila luksoze njëkatëshe. Kompania e tij punësonte 2000 punëtorë dhe thuhej se kishte një vlerë prej 4 miliardë paundësh. Rezidenca e çiftit krenohet me sallën e saj të boulingut dhe me garazhet, ku ndodheshin mjetet e tij luksoze.

Bull zotëron pesë Roller, dy Lamborghini - një Aventador dhe një Urus - plus një Ferrari GTS 211 mph. Ai tha më herët për The Sun: "Automjetet e mia të gjitha të veçanta. Janë shumë të shtrenjtë dhe të mirë. Kanë ngjyra të pazakonta dhe kanë motore të fuqishëm. Ne kemi gjithashtu Porsche 911 turbo, që është ndër makinat më të shpejta në botë", tha Bull. Çifti kishte shërbyesin e tyre dhe gjithashtu zotëronte një shtëpi prej 1 milion paundësh në qytetin e Sarëss në Norvegji.

Mburrej për pasurinë marramendëse, miliarderi zhytet në
E dashura e Bob Bull

Falimentimi ndodhi sepse kompania ‘Holding RoyaleLife’ shkoi drejt kolapsit total. Sipas dokumenteve të gjykatës, borxhi prej 725 milionë paundësh përbëhet nga 22 marrëveshje kredie, për të cilat Bull dha garanci personale për një numër huadhënësish. Ai shpreson që të arrijë marrëveshje, që borxhet të mund t’i shlyejë me përqindje të ulët. 

Mburrej për pasurinë marramendëse, miliarderi zhytet në
Bob Bull dhe e dashura

Bull falimentoi edhe në vitin 2016, duke qenë në borxhe 3.5 milionë paund, që arriti t’i paguajë. Në shtator u raportua se Bull po zhvillonte një betejë ligjore, pasi kishte 32 milionë paund pa paguar. Tony Barney, 59 vjeç, pohoi se Bull i detyrohej dy prej kompanive të tij më shumë se 32 milionë paundët./ZËRI/

Poll

MOS HUMB