Qytetërim

Shkencëtarët britanikë po punojnë për vaksinën e parë kundër kancerit të mushkërive

Shkencëtarët nga Universiteti i Oksfordit, Instituti Francis Crick dhe University College London (UCL) kanë përdorur teknologji të ngjashme me vaksinën "Oxford-AstraZeneca" për të krijuar "LungVax".

k.m.
Shkencëtarët britanikë po punojnë për vaksinën e
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Studiuesit po punojnë për të krijuar vaksinën e parë në botë për të parandaluar kancerin e mushkërive tek njerëzit që janë në rrezik të lartë. Shkencëtarët nga Universiteti i Oksfordit, Instituti Francis Crick dhe University College London (UCL) kanë përdorur teknologji të ngjashme me vaksinën "Oxford-AstraZeneca" për të krijuar "LungVax", një vaksinë e cila aktivizon sistemin imunitar për të vrarë qelizat e kancerit.

Ekipit i janë dhënë deri në 1.7 milion £ financim nga organizatat bamirëse, "Cancer Research UK" dhe "CRIS Cancer Foundation", për të prodhuar 3,000 doza.

Sipas mediave të huaja, vaksina funksionon duke përdorur një fije ADN-je, e cila trajnon sistemin imunitar për të njohur proteinat në qelizat e kancerit të mushkërive - të njohura si neoantigjene - dhe më pas t'i vrasin. Këto neoantigjene shfaqen në sipërfaqen e qelizës për shkak të mutacioneve që shkaktojnë kancer brenda ADN-së së qelizës. Sipas të dhënave nga Cancer Research UK, ka rreth 48,500 raste të kancerit të mushkërive çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar, 72% e të cilave shkaktohen nga pirja e duhanit.

“Shkenca që e shpëtoi botën nga pandemia dhe së shpejti mund të na udhëheqë drejt një të ardhmeje ku njerëzit mund të jetojnë më gjatë, jetë më të mirë, pa frikë nga kanceri,"-tha Michelle Mitchell.

Njerëzit me rrezik të lartë, janë ata të moshës 55-74 vjeç që aktualisht pinë duhan, apo dhe kanë pirë duhan më parë.

"Më pak se 10% e njerëzve me kancer të mushkërive i mbijetojnë sëmundjes për më shumë se 10 vjet. Kjo duhet të ndryshojë,"-tha profesoresha Mariam Jamal-Hanjani e UCL dhe Institutit Francis Crick, e cila do të drejtojë provën klinike të "LungVax"./ZËRI

Poll

MOS HUMB