
TIRANË- Këngëtarja Soni Malaj, është vënë në qendër të kritikave në rrjetet sociale, pas një interviste të rrallë që ka dhënë për vajzën e saj Ana, e cila aktualisht është 12-vjeçe.
Në një intervistë që ka dhënë për mediat në Kosovë, Soni është kritikuar në lidhje me një deklaratë që bëri për vajzën e saj, për të cilën tha se ka raste që ‘kërcet edhe druri’.
@zeri_al Këngëtarja Soni Malaj, është vënë në qendër të kritikave në rrjetet sociale, pas një interviste të rrallë që ka dhënë për vajzën e saj Ana, e cila aktualisht është 12-vjeçe. Si mendoni ju? ???? #zeriai #zerimedia #shqip #shqip #foryoupage #sonimalaj #soni #sonivajza ♬ original sound - ZËRI
Soni foli për mëmësinë dhe rregullat që ajo i ka vendosur Anës, ku nuk i lejohet që të ketë telefon, dhe aq më pak që të jetë përdoruese e rrjeteve sociale.
“Jam munduar gjithmonë ta bëjë të kuptojë se ka një ndryshim mes Sonit si këngëtare në skenë dhe Sonit si mami në shtëpi. I flas gjithmonë që të kuptojë se edhe nëse mami vishte veshje provokuese nëpër performanca për të nuk ka shanse të ndodhë. Jam e rreptë”, ka thënë ndër të tjera Soni. Malaj theksoi se Ana nuk ka telefon edhe pse është 12 vjeç, por pranon se nuk e ndalon dot ekspozimin e saj ndaj rrjeteve sociale në klasë me shokët e shoqet. Ana e di që mami është nga Tropoja dhe është shumë fanatike. E di ajo që kërcet druri ndonjëherë dhe unë nuk toleroj shumë”, ka thënë Soni duke qeshur.
Mirëpo, kjo deklaratë e këngëtares është kometuar shumë dhe nuk janë pak nga ata që shprehen të habitur për mënyrën si Soni flet për dhunën në vitin 2024-ën.
“Çfarë është kjo kërcet druri në 2024-ën?”, shkruan një përdoruese e TikTok. “Nuk e di a e ke marrë parasysh që kjo fjalia për kërcitjen e drurit do e lëndojë vajzën tënde dhe mbase do bullizohet për këtë që ke thënë”, shkruan një tjetër.
@xhabiri1 @Emisione Shqip❤ @Soni Malaj @Estrada shqiptare #sonic #sonimalaj #estradashqiptare #emisioneshqiptare @Adi04 ???????????? @Adi04 ???????????? @Adi04 ???????????? ♬ original sound - Adi04 ????????????
Edhe komente të tjetra e kritikojnë këngëtaren për deklaratën duke e quajtur kontradiktore, ndërsa ka edhe nga ata që e justifikojnë shprehjen dhe veprimin e Sonit, duke deklaruar se vetëm ashtu rritet fëmija, në një kohë që ndikimi nga rrjetet sociale është shumë i madh.