Qytetërim

Babai i Neymar thyen heshtjen: Nuk na përket ne dënimi i Dani Alves! Nuk paguajmë asgjë

Babai i Neymar ka lënë në 'baltë' Dani Alves

E.K
Babai i Neymar thyen heshtjen: Nuk na përket ne dënimi i Dani Alves!
Dani Alves

BRAZIL- Pas thashethemeve të ditëve të fundit, tashmë është e qartë se babai i Neymar nuk do të paguajë garancinë 1 milionë euro për lirimin nga burgu të Dani Alves. Ish-mbrojtësi i djathtë i Barcelonës, Juventusit dhe PSG-së qëndron pas hekurave që nga janari i vitit 2023, kur u dënua me 4 vjet e gjysmë burg për sulm seksual, të cilit i shtohen edhe 5 vite provë.

Neymar da Silva Santos, babai i kampionit brazilian, e shpjegoi situatën teksa foli për mediat spanjolle si më poshtë: “Siç e dinë të gjithë, në fillim kam ndihmuar Dani Alves. Tani, në një situatë ndryshe nga ai i mëparshmi, në të cilin sistemi i drejtësisë spanjolle tashmë ka vendosur për dënimin, ata po spekulojnë dhe po përpiqen të lidhin emrin tim dhe atë të djalit tim me një çështje që nuk na shqetëson më sot”, është shprehur babai i Neymar.

Afera padyshim që ka bërë bujë të madhe në Brazil dhe ditët e fundit kishte mbërritur edhe komenti i presidentit Luiz Inácio Lula da Silva, aspak i kënaqur me vendimin e Gjykatës së Barcelonës për ta liruar nga burgu nëse paguan lirimin me kusht: paratë që ka Alves, paratë që dikush mund t’i japë hua nuk mund të blejë ofendimin që një burrë i bën një gruaje duke bërë përdhunim. Seksi duhet të jetë konsensual, këtu jemi përballë një krimi”, deklaroi ai gjatë festës së 44-vjetorit të Partisë së Punëtorëve./ZËRI 

Poll

MOS HUMB