
BRITANI- Pas spekulimeve për gjendjen e saj shëndetësore, Pallati Mbretëror ka konfirmuar se princesha e Uellsit, Kate Middleton është rikthyer në punë pas disa javësh shërim nga operacioni abdominal.
42-vjeçarja është fokusuar në fushatën e saj në Qendrën e Fondacionit Mbretëror për Fëmijërinë e Hershme nga shtëpia e saj në Windsor. Nisma e Middleton përqendrohet në rëndësinë e zhvillimit të fëmijërisë së hershme.
Të enjten, fushata do të prezantojë gjetjet nga një studim i cili fokusohet në sjelljet sociale të foshnjës dhe u krye në dy fonde të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar nga Instituti i Vizitimeve Shëndetësore dhe Universiteti të Oksfordit, shkruan Page Six.
Ndërsa Middleton nuk ka qenë në gjendje të marrë pjesë në ngjarjet zyrtare për fushatën teksa po rikuperohet nga operacioni i saj i 16 janarit, ajo duket se po përgatitet të ngrihet sërish në këmbë./ZËRI