Qytetërim

Prova e parë para Europianit, Kombëtarja Shqiptare përballet me Kilin në Itali (Formacioni i mundshëm)

Është publikuar dhe formacioni i mundshëm për ndeshjen kundër Kilit, ku Broja do të jetë në krye të sulmit, ndërsa Strakosha në portë

E.K
Prova e parë para Europianit, Kombëtarja Shqiptare përballet me
Kombetarja shqiptare

ITALI- Kombëtarja shqiptare e futbollit, e drejtuar nga trajneri Sylvinho do të zhvillojë miqësoren e parë në kuadër të përgatitjeve për në Euro 2024, që zhvillohet këtë verë në Gjermani.

Kuqezinjtë sfidojnë në Parma të Italisë, kombëtaren amerikano-latine të Kilit. Kjo e sotmja pritet që të jetë një provë e fortë pasi kundërshtarët renditen në skuadrat e nivelit mbi mesatar, madje janë shpeshherë pjesë e Kupës së Botës si dhe mjaft të spikatur në Kupën e Amerikës.

Kili, duket kundërshtari i duhur për trajnerin Sylvinho i cili ka ende për të marrë disa përgjigje nga lojtarët në organikë, sidomos kur vjen puna te sulmi aty ku shumë emra janë në garë për një vend mes listës së 23 lojtarëve që do të grumbullohen për europian.

Sa i takon formacionit të mundshëm, Sylvinho pritet t’i qëndrojë besnik jo vetëm skemës së tij 4-2-3-1, por edhe pjesës më të madhe të lojtarëve teksa pritet hapësirë nga minuta e parë për Mihajn në mbrojtje në mungesë të Ismajlit si dhe Brojës në majën e sulmit.

Prova e parë para Europianit, Kombëtarja Shqiptare përballet me
Formacioni i mundshem

Ndeshja do të luhet duke nisur nga ora 20:45 e mbrëmjes së sotme./ZËRI 

Poll

MOS HUMB