Qytetërim

Princ Leka gjen qetësi tek e dashura, kapen "mat" të përqafuar në rrugët e Tiranës

Të dy, duken më të dashuruar se kurrë!

k.m.
Princ Leka gjen qetësi tek e dashura, kapen "mat" të
Blerta Celibashi dhe Princ Leka II

TIRANË- Princ Leka II dhe Elia Zaharia i kanë dhënë fund martesës së tyre, por sërish janë në qendër të vëmendjes për shkak të përplasjes fizike mes tyre, ku u përfshi edhe i ati i aktores, Gjergj Zaharia. Megjithatë përplasja dhe përballja në Gjykatë, duket se nuk kanë ndikuar në jetën e Princit. Ky i fundit është parë në kryeqytet duke shëtitur me të dashurën e tij, Blerta Celibashi. 

Të dy, duken më të dashuruar se kurrë!

Princ Leka gjen qetësi tek e dashura, kapen "mat" të
Blerta Celibashi dhe Princ Leka II

Blerta Celibashi, nuk është më një emër i panjohur për publikun shqiptar. Ajo që para pak muajsh njihej si “fotografja”, tashmë njihet si vajza që i mori zemrën Princ Lekës. Princ Leka II dhe Elia Zaharia në ditët e para të 2024 dolën me deklarata zyrtare dhe konfirmuan divorcin. Ata janë prindër të një vajze, Geraldinës. Ndërkohë Celibashi prej disa vitesh ka shërbyer si fotografe pranë familjes mbretërore./ZËRI

Poll

MOS HUMB