Qytetërim

Pritet vetëm firma e Brojës, Chelsea merr ofertën tunduese për sulmuesin. Do shndërrohej në shqiptarin më të paguar në histori

Për lojtarin e talentuar shqiptar, klubi nga Liverpooli ka ofruar një pagë që prek shifrën 5 milionë paund në sezon! Që do e shndërronte në lojtarin shqiptar më të paguar në histori

E.K
Pritet vetëm firma e Brojës, Chelsea merr ofertën tunduese
Armando Broja

GJERMANI- Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson se në tryezën e “Bluve të Londrës” ka mbërritur një propozim tundues nga Evertoni.

Klubi nga Liverpooli ka gati 30 milionë paund për të siguruar shërbimet e Brojës. Ofertë që drejtuesit e Chelseat e kanë pranuar, por tashmë fjala e fundit i takon 23-vjeçarit shqiptar, i cili aktualisht ndodhet në Gjermani, me kombëtaren kuqezi.

Dominic Calvert-Lewin do të largohet nga “Goodison Park për t’u transferuar te Neëcastle. Dhe emri i parë në listën e dëshirave të trajnerit Sean Dyche është pikërisht futbollisti i kombëtares kuqezi.

Tekniku u ka kërkuar drejtuesve të klubit të hidhen në sulm për Brojën, i cili pas dëmtimit po fiton formën e tij. Për lojtarin e talentuar shqiptar, klubi nga Liverpooli ka ofruar një pagë që prek shifrën 5 milionë paund në sezon! Që do e shndërronte në lojtarin shqiptar më të paguar në histori.

Kalimi tek Evertoni e josh sulmuesin shtatlartë, i cili si dëshirë kryesore ka qëndrimin në Premier League. Por në anën tjetër nuk preferon të nxitohet për t’u përsëritur ndonjë situatë e pakëndshme si në rastin e Fulhamit.

23-vjeçari nga Malësia e Madhe dhe përfaqësuesit e tij ligjorë, do të studiojnë me qetësi të gjitha ofertat që do të paraqiten dhe pas Europianit do të merret vendimi për të ardhmen. Ama, mundësia Everton tundon jo pak…

Poll

MOS HUMB