
SPANJË- Një nga destinacionet kryesore turistike të Spanjës ka vendosur të ndalojë marrjen me qira të apartamenteve për turistët, në një përpjekje për të përmirësuar strehimin për banorët vendas.
Këshilli i qytetit të Barcelonës ka njoftuar një plan radikal për t'i hequr qytetit nga rreth 10,000 licenca akomodimi turistik gjatë pesë viteve të ardhshme, sipas raporteve të mediave lokale.
Kjo masë është marrë me qëllim trajtimin e krizës kombëtare të strehimit, e cila është shumë e ndjeshme në një qytet me një zhvillim të jashtëzakonshëm të turizmit, siç është Barcelona.
Vendimi iu jep autoriteteve të qytetit katalanas fuqinë për të rregulluar akomodimin turistik në komunat e tyre. Barcelona nuk ka lëshuar licenca të reja që nga viti 2014, kur ngriu furnizimin në 9600 njësi, megjithëse disa çështje të mëvonshme janë në pritje të vendimeve gjyqësore.
Qyteti ka përjetuar rritje të mëdha në qiratë e banesave, pasi ofertat në dispozicion të qytetarëve vendas ka rënë gjatë dekadës së fundit.
Jaume Collboni, kryetari i bashkisë së qytetit, i përshkroi masat si "një pikë kthese" në trajtimin e problemit të aksesit në strehim, veçanërisht për të rinjtë. Ai pranoi se rezultatet nuk do të jenë të menjëhershme, por beson se do të hapin një debat të rëndësishëm politik dhe social.
“Ne duam të garantojmë të drejtën për të jetuar në Barcelonë dhe të përballemi në mënyrë efektive me krizën e strehimit që kemi vuajtur prej vitesh”, shkroi ai në Twitter.