Qytetërim

Tha se Flori nuk i kthen mesazhet prej një viti, Fifi: E kam ekzagjeruar pak, po pres të më shkruajë vetë

Fifi, para pak kohësh gjatë një intervistë për mediat kosovare, deklaroi se nuk kishte komunikuar me Florin që prej një viti. Ajo tha se i kishte dërguar mesazh kantautorit, por ai nuk i kishte kthyer përgjigje

E.K
Tha se Flori nuk i kthen mesazhet prej një viti, Fifi: E kam ekzagjeruar
Flori dhe Fifi

TIRANË- Këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi, ka zbuluar se si po shkon miqësia e saj me Flori Mumajesin, pas deklaratës së pak ditëve më parë, ku tha se nuk komunikon me të që prej një viti. Fifi tha se e ka lënë të qetë dhe se pret që ai t’i shkruajë vetë.

Erjola Doçi: Dua të di pak mbi deklaratën tënde që the në lidhje me Flori Mumajesin a jeni pajtuar, a keni pasur kontakt, si është historia e kësaj gjëje.

Fifi: Unë e kam ekzagjeruar pak se nuk kam 1 vit që nuk kam folur me të por kam nga 6-7 muaj, e kam lënë të qetë, po pres të më shkruajë vetë se e di që do të më shkruajë vetë kur të jetë momenti.

Artisja më parë tha se prej një viti nuk ka asnjë komunikim me Flori Mumajesin, të cilin e konsideron si mentor të saj, si edhe një person që e ka ndihmuar shumë në karrierën muzikore.

Ajo u shpreh se i ka dërguar mesazh kantautorit, por ky i fundit nuk i ka kthyer përgjigje.

“Nga ana artistike ishte një mentor shumë i mirë, nuk mund ta lë mënjanë pa e përmendur atë njeri. Më vjen shumë keq që nuk po nxjerr më këngë sepse po i mungon shumë industrisë muzikës.

Nëse ai njeri kthehet përsëri në skenë, ne të tjerët duhet të bien në gjunjë dhe të qajmë sepse ka këngë fantastike. Kam 1 vit që nuk kam folur me të dhe nuk e di pse nuk kam folur me të. Kam një vit që i kam shkruar dhe nuk më ka kthyer përgjigje, dikush do i ketë thënë diçka për ndonjë gjë, i ka ngelur hatri sepse kështu ndodh”, tha Fifi.

Poll

MOS HUMB