Qytetërim

E prek për ta besuar që ishte ai, ky reagim i vajzës së mitur me Ronaldon bën xhiron e rrjetit

Portugezi në fund të ceremonisë së himneve e ka përqafuar vajzën e mitur, duke i dhuruar kështu një nga momentet më emicionuese në jetën e saj

E.K
E prek për ta besuar që ishte ai, ky reagim i vajzës së
Ronaldo dhe fansja e tij e mitur

GJERMANI- Këtë të shtunë Kombëtarja Portugeze u kualifikua për në fazën e 1/16-tave të Euro 2024 duke mposhtur 3-0 Turqinë, ndeshje ku Cristiano Ronaldo ishte në qendër të vëmendjes për akte të ndryshme me fëmijët.

E para ka ndodhur në ceremoninë e himnit kombëtar ku lojtarët kanë dalë të shoqëruar nga të mitur.

Cristiano Ronaldo ishte pranë Diogo Costa-s dhe vajza që shoqëronte portierin ishte ajo që pati një reagim emocionues.

Që kur kishin zbritur në fushën e blertë, vajza i kishte ngulur sytë drejt Ronaldos, dhe në një moment guxoi ta prekte.

Pak sekonda më vonë ajo pati një reagim që po bën xhiron e botës, pasi vendosi duart në fytyrë, e emocionuar nga gjesti që kishte bërë. Dukej se e vogla nuk mund ta besonte atë që sapo kishte bërë dhe përjetuar.


Në fund të ceremonisë zyrtare, Cristiano përqafoi të miturën, e cila u largua më shumë se e lumtur për këtë moment me një nga lojtarët më të mirë në histori./ZËRI 

Poll

MOS HUMB