Qytetërim

Raundi i tretë i “Euro 2024”/ Gjermania dhe Zvicra përballen për kreun e grupit A

Të dyja përballjet e vlefshme për raundin e tretë të grupit A do të luhen në të njëjtën orë, në 21 në mbrëmje

E.K
Raundi i tretë i “Euro 2024”/ Gjermania dhe Zvicra
Zvicer Gjermani

GJERMANI- Vendasit e gjermanisë do të përballen sot me Zvicrën në ndeshjen vendimtare për kreun e grupit, teksa Skocia ndeshet me Hungarinë, në një përballje mes dy skuadrash që duan medoemos pikë në mënyrë që të vazhdojnë të mbeten pjesë e këtij aktiviteti.

Duelet e orës 21:00 interesojnë pasi për Shqipërinë, një barazim mes skocezëve dhe hungarezëve mund të lehtësonte kualifikimin si e treta në grup.

Ndërkohë, për kuqezinjtë është e rëndësishme që të dinë se kush do të jetë skuadrat e vendit të dytë në këtë grup.

Kjo pasi formula e fazës me eliminim direkt parashikon që kjo skuadër e vendit të dytë, të ndeshet me të dytën e Grupit B ku bën pjesë edhe Shqipëria. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB