
TIRANË- Moderatorja Fjoralba Ponari është përballur me një situatë të pazakontë, ku i është dashur që të kërkojë dhe ndihmën e ndjekësve të saj, në lidhje me një objekt që ka gjetur, në një kuti që i ishte bërë dhuratë. Ajo ka gjetur një letër të mbështjellë me një pe dhe flokë, që e kanë bërë të dyshojë në lidhje me ndonjë magji të mundshme që i është bërë, edhe pse shprehet që nuk beson shumë në fenomene të tilla.
“Më falni po jam totalisht e shokuar nga kjo që do iu tregoj tani. Isha duke bërë gati valixhen, dhe duke kërkuar mes aksesorëve, hapa një kuti që më ishte bërë dhuratë, dhe gjeta këtë gjënë këtu. Po rë mos kisha parë flokët do e kisha hedhur, është një fill me nyje, ua ua. Di të them që kjo gjëja nuk është një shenjë e mirë, nuk kam siguri që të tilla fenomene nuk ekzistojnë”, shprehet ajo në një video në rrjetet sociale.
Ndërsa më pas shkruan: Zgjidha nyjet, i dogja dhe i hodha ne uje qe derdhet ne lume. Keshtu me thane, keshtu bera. Nuk para besoj, por ndjesi te mire nuk me dha. Nejse, naten e mire, e ma befshi gjumin e embel, se une 2 ore me vone se zgjidhuri nyje, kam ende nje valixhe per te bere! Seoul here i comeeeee!
/ZËRI