
ZIMBABVE - Pas ngjarjes tragjike, ku futbollisti i Egnatias, Rapheal Dwamena ndërroi jetë në fushën e blertë në Rrogozhinë, një tjetër lojtar vdiq, pasi më parë kishte pësuar një atak në zemër.
Kështu, ka ndërruar jetë në moshën 32-vjeçare, ish-portieri i Zimbabvesë, George Chigova. Portieri vdiq pasi u rrëzua në shtëpinë e tij në Afrikën e Jugut. Ai pësoi një atak në zemër në korrik dhe për pak kohë u përpoq të rikthehej në futboll.

I njohur me nofkën "Zikeeper" ai kishte 32 paraqitje për Zimbabvenë gjatë karrierës së tij. Ai luajti në Kupën e Kombeve të Afrikës disa herë. Chigova gjithashtu fitoi Kupën COSAFA me Zimbabvenë në 2017 dhe 2018. Ai bëri emër në Dynamos, vendlindjen e tij, ku u pagëzua me pseudonim nga mbështetësit.
Chigova u largua më pas nga vendlindja dhe kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në Divizionin e Parë të Afrikës së Jugut duke luajtur me SuperSport United dhe Polokuane City. Për të kanë vërshuar homazhe nga persona të ndryshëm, ku në njërën shkruhej: “Lajm i tmerrshëm, shpirti i tij u preftë në paqe”. Një tjetër fans thoshte: “U prehsh në paqe Zikeeper”./Zëri.ai/