Qytetërim

Trupi i Dwamenas niset drejt Ganës, përfundon ekspertiza mjeko-ligjore

Ka përfunduar ekspertiza mjeko-ligjore për futbollistin ganez të Egnatias, Rapheal Dwamena dhe tashmë pritet vetëm publikimi i arsyes se përse ndërroi jetë në mënyrë të parakohshme sulmuesi ganez. Trupi i tij u nis sot në Ganë.

D.XH
Trupi i Dwamenas niset drejt Ganës, përfundon ekspertiza mjeko-ligjore
Dwamena

TIRANË – Trupi i pajetë i ish-sulmuesit të Egnatias, Raphael Dëamena është nisur ditën e sotme drejt Ganës, ku do të prehet në vendlindje.

Trupi i futbollistit ka qenë prej së shtunës në morgun e Tiranës, ku i është bërë edhe ekspertimi mjeko-ligjor. Tashmë pritet vetëm publikimi i arsyes se përse ndërroi jetë në mënyrë të parakohshme golashënuesi më i mirë i Superligës Shqiptare.

Klubi i Egnatias kishte programuar një ceremoni homazhi gjatë drekës, por ajo nuk u mbajt. Kjo, pasi familja e lojtarit ganez bëri kërkesë që udhëtimi i trupit të Dwamenas për në Afrikë të bëhej në kushte më private.

Rapheal Dwamena pësoi një kolaps në fushë teksa luhej ndeshja Egnatia-Partizani. Mjekët i kishin sugjeruar që të mos lunate futboll profesionist, për shkak të problemeve me zemrën. Ndarja nga jeta e Dwamenas tronditi opinionin sportiv shqiptar e jo vetëm./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB