Qytetërim

Pas humbjes me Italinë, Kombëtarja rikthehet në stërvitje, Rey Manaj: Aaaa, për pak!

Kuqezinjtë po përgatiten ndeshjen e radhës, atë kundër Kroacisë.

f.t
Pas humbjes me Italinë, Kombëtarja rikthehet në stërvitje,
Rey Manaj

GJERMANI-Skuadra kombëtare është rikthyer sot në stërvitje. Trajneri Sylvinho e ndau grupin e kuqezinjve në dy pjesë.  Të gjithë lojtarët ishin në dispozicionin e Sylvinhos, teksa atmosfera dukshëm ishte e nderë, kjo edhe pas humbjes me Italinë vetëm dje në mbrëmje.

Në pamjet e publikuara nga FSHF, duket dëshpërimi i Rey Manaj për rastin e humbur përballë Donnarummas në fundin e ndeshjes me Italinë. "Aaaa, për pak", duket sikur komunikon lushnjari.

Kuqezinjtë po përgatiten ndeshjen e radhës, atë kundër Kroacisë të mërkurën në orën 15:00 në Hamburg. Veç këtij dueli, Shqipëria ka edhe përballjen e fundit në Grupin B kundër Spanjës më datën 24 qershor në Dusseldorf./ZËRI

Poll

MOS HUMB