Qytetërim

Përballja me Italinë, UEFA nis hetim disiplinor ndaj Shqipërisë

Organi drejtues i futbollit evropian tha në një deklaratë të dielën se kishte nisur gjithashtu procedurat për ndezjen e fishekzjarreve nga tifozët shqiptarë gjatë ndeshjes së Grupit B.

f.t
Përballja me Italinë, UEFA nis hetim disiplinor ndaj
pamje nga ndeshja

GJERMANI-UEFA ka nisur procedimet disiplinore ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) për incidentet, përfshirë pushtimin e fushës dhe hedhjen e objekteve gjatë humbjes 2-1 nga Italia në Dortmund në Euro 2024 të shtunën. 

Organi drejtues i futbollit evropian tha në një deklaratë të dielën se kishte nisur gjithashtu procedurat për ndezjen e fishekzjarreve nga tifozët shqiptarë gjatë ndeshjes së Grupit B, si dhe për "transmetimin e një mesazhi provokues të papërshtatshëm për një ngjarje sportive". 

Megjithatë, UEFA nuk ka specifikuar përmbajtjen e mesazhit në fjalë. Çështja tani është në duart e Komisionit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s./ZËRI

Poll

MOS HUMB